International Collaboration Essay

874 WordsOct 2, 20134 Pages
“Njerëzimi sot flet,dëgjon,mendon,lexon,sheh,krijon,komunikon në gjuhen e fuqisë më të madhe të botës-Amerikës” Jo pa qëllim e nisa ese-në me këtë shprehje. Asnjëherë nuk më ka interesuar të di se kush sundon botën,asnjëherë deri më sot. Dhe pikërisht sot që i bëra këtë pyetje vetes marr si përgjigje:Amerika superfuqia e botës! Unë po e marr të mirëqënë faktin se kështu është,sepse kështu mendoj. Pse Amerika dhe jo përshembull Europa? Ka shumë përgjigje për këtë. Amerika dominon në cdo fushë të kreativitetit dhe veprimtarisë njerëzore,në ekonomi,në fushën ushtarake,në politikë,në kulturë, dhe padyshim në teknologji. Amerika është ëndërra e cdo kujt. Lind pyetja:Pse s`mund të jetë Europa superfuqi? Nëse burimi i Amerikës ndodhet ne “trurin”e saj,Europa jo vetëm që se ka këtë burim,por asaj i mungon aftësia të shpërfaq fuqinë e saj politike,diplomatike,ushtarake në arenën ndërkombëtare. Nga ana tjetër po vihet re një rënie e dukshme e popullësisë dhe gjithashtu një numër gjithmonë e më i vogël i moshës së re,e cila do ti shkaktojë Europës një ulje të ekonomisë. Arsye tjetër është se nuk kemi një unifikim europian cka do të thotë se në qoftë se njëri nga shtetet europiane do të synonte të fuqizohej ekonomikisht do të cënonte integritetin e shteteve të tjera brënda kontinentit. Përvec kësaj mos të harrojmë faktin që Europa nuk ka mundur të zgjidh problemet brenda territorit të saj(shembulli i Kosovës,1999). Për shkak të të gjitha këtyre arsyeve,të cilat nuk mund të lejojnë Europën të jetë superfuqi ka lidhje dhe ndërvarësia e saj me Amerikën. Megjithatë lidhja e Europës me Amerikën ka egzistuar kohë me parë. Po të hedhim një vështrim nga e kaluara do të mund të konkretizojmë faktin e sipërpërmendur nga historia botërore e shekullit të XX deri në ditët e sotme. Lidhjen midis Amerikës dhe Europës e shohim jo vetëm gjatë Luftës së Dytë Botërore,në të cilën kjo e fundit

More about International Collaboration Essay

Open Document